Është zbardhur dëshmia e shqiptares që vrau me thikë italianin pasi ky i fundit e ngacmonte seksualisht.
“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai…me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.
Këto janë fjalët e një nënë përpara prokurorisë, fajtore për vrasje Antonio Amicucci. Ajo përshkroi me detaje ditën e 24 nëntorit.
“E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje, i mora thikën nga dora dhe më pas e godita”, tha ajo.
