Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Publikimi i pagave/ Avokati i Popullit: Krijon tension dhe prish harmoninë sociale

21:47 / December 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pagat1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listë-pagesave dhe të dhënave të tjera personale për më shumë se 630 mijë të punësuar në sektorin privat dhe shtetëror në Shqipëri.

Përmes një komunikate zyrtare, Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve, duke krijuar në këtë mënyrë një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Gjithashtu, Avokati i Popullit u bën apel organeve ligjzbatuese për një hetim të shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje.

Reagimi i plotë

Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash, në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë dhe informacione të tjera sensitive.

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cenojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve, duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Cenimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave.

Avokati i Popullit kërkon hetimin e shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje dhe marrjen e masave urgjente për mbylljen përfundimtare të këtij kapitulli të trishtuar, i cili minon besueshmërinë e qytetarëve në organet e administratës dhe institucionet e shtetit shqiptar.

Avokati i Popullit pagave publikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron dokumente te Ministria e Financave

20:20 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.