Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha mbledh Këshillin, Berisha u dërgon mesazh delegatëve

16:32 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u ka mbërritur një mesazh nga grupi i Rithemelimit pak para mbledhjes.

Anëtarët vihen në dijeni se 4446 delegate te Kuvendit Kombëtar rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës. Me anë të mesazhit, anëtarëve të Këshillit Kombëtar u kërkohet të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar

4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe 44000 anëtarë të saj me vendimet e tyre historike kanë vendosur të marrin në dorë fatet e Partisë Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashën në një spektalël të vërtetë demokracie për t’i hapur rrugë rithemelimit të saj!

Komisioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën!

Opozita nuk është as vulë dhe as bravë, por vullneti i demokratëve i shprehur qartë me votë në referendumin historik të dt 18 Dhjetor!

Sot është dita për t’ju bashkuar vullnetit të sovranit dhe jo për të përçarë e “përjashtuar” partinë për karrigen e thyer të ish kryetarit!

Komisioni i Rithemelimit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.