Policia e Shtetit njofton se 726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit, u bënë pjesë e fazës së dytë, testimit fizik, për Patrullë të Përgjithshme.
Prej 3 ditësh vijon testimi fizik, i cili zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht.
Procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.
