Ish-studentja e Dhjetorit, Arta Sakja është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sakja do të zëvendësojë Edi Palokën në këtë post, i cili u shkarkua nga kjo detyrë më 12 dhjetor me vendim të mbledhjes së Kryesisë, pasi mori pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha.
Sekretar Organizativ është zgjedhur Flamur Hoxha, ndërsa sekretar për Çështjet Zgjedhore do të jetë Indrit Sefa.
Kreshnik Çollaku do të jetë sekretar për Emigracionin, ndërsa për Decentralizimin do të jetë Roland Bejko.
Po ashtu, janë propozuar si anëtarë të Kryesisë: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Para disa ditësh, anëtarët e Këshillit Kombëtar votuan pro shkarkimit të sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi etj.
