Polica e Shtetit ka dhënë detaje për vrasjen e 35-vjeçarit në Kodër-Kamëz.
Sipas policisë, 35-vjeçari me inicialet C.K., banues në lagjen nr.1 në Bathore është gjetur në Kodër-Kamëz në rrugën ‘Nikoll Vatnikaj’, dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.
Sakaq, është rrethuar e gjithë zona për të bërë të mundur kapjen e autorit ose autorëve.
