Mbrëmjen e sotme, 35-vjeçari Can Karriqi u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij tip “Golf” me targa gjermane. Krimi ndodhi në Kodër-Kamëz.
Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator, pasi banorët aty pranë nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë.
Pak para se të ekzekutohej, Karriqi kishte pirë kafe me një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe, pasi është futur në makinë, në nisje e sipër është qëlluar.
Kjo është pikërisht arsyeja që makina u gjet e ndezur.
Can Karriqi ka qenë shok me Erigers Mihasin, i cili u vra pak javë më parë në zonën e “Astirit”, së bashku me Armand Dumanin.
35-vjeçari Karriqi rezulton person me precedentë penalë.
