Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Agjentja imobiliare qëllohet për vdekje nga ish-qiraxhiu teksa i tregon shtëpinë klientit në Florida

18:24 / December 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agjentja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një punonjëse e pronave të patundshme është qëlluar mbrëmë për vdekje në Florida teksa i tregonte shtëpinë klientëve, nga ish-qiraxhiu i dëbuar.

Policia tha se beson se tragjedia mund të jetë një ngatërresë identiteti pasi sulmuesi besonte se ajo ishte pronarja e banesës.

Fqinjët thanë se Sara-Michelle Trost u qëllua per vdekje në makinën e saj jashtë shtëpisë.

“Këtu ka qenë më parë një qiramarës i pakënaqur,” tha për rrejtin Lokal News 10, Donna Smith, e cila banon në zonë.

“Ai besonte se agjentja e pronave, e cila po i tregonte shtëpinë dikujt  … ishte në fakt pronarja, dhe e sulmoi kur ishte në makinë”.

50 vjeçari Raymond Wesley Reese, i cili banonte me pare ne adrese me familjen, është akuzuar tashmë me vrasje të gradës së parë, njoftonte policia e Coral Springs.

40 vjecarja Trost u qëllua disa herë teksa qëndronte në sediljen e shoferit në makinën e saj Jeep, jashtë shtëpisë ku Reese kishte banuar. Grupet e emergjencës që erdhën në skenë nuk arritën ta shpëtonin.

“Në këtë moment nuk po kërkohen të dyshuar të tjerë dhe as nuk ka kërcënim për komunitetin,” tha policia sipas rrjetit WSVN.

Viktima përshkruante më parë shtëpinë që kishte dalë në shitje si “Një shtëpi e bukur në një zonë të kërkuar por me pak raste blerjeje! Urime blerësit të ardhshëm!

Trost ishte nënë e një fëmije dhe vullnetare e qendrës së kafshëve Paw Patrol Animal Rescue & Sanctuary. Ajo kishte mbajtur në shtëpi dhe kujdesej shumë kafshë gjatë viteve, imazhet e të cilave i postonte në rrjetin Facebook.

“Zemrat tona shkojnë te bija e saj Sara Michelle, bashkëshorti Jason, dhe kafshët që e donin shumë,” shkruante në një homazh për viktimën Rachel Lucuara, drejtuesja e qendrës së kafsheve.

agjentja Florida qellohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Infantino e dinte dhe mbrojti edhe një tjetër skuadër’/ Kush është Rui Pinto, hakeri që futi në telashe Manchester City?

22:23 / September 30, 2026

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Piloti tentoi të rrëzojë avionin e linjës Dubai-Tel Aviv, dëshmitë tronditëse të pasagjerëve: Hymë me forcë në kabinë

21:39 / September 30, 2026

Drejt ribashkimit? Britani-BE, Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

20:39 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.