Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ku shkojnë shqiptarët për festa? Shtohen udhëtimet jashtë vendit, në shtetet me pak kufizime të Covid

20:31 / December 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
udhetimet1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shqiptarë zgjedhin të kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit e duket se Dubai është destinacioni i tyre i preferuar, ndjekur nga Stambolli.

Këtë e konfirmojnë edhe tur operatorët sipas të cilëve rezervimet po orientohen drejt vendeve që kanë më pak pengesa për të kaluar për shkak të pandemisë, ku pas tij kërkesa të shtuara ka edhe për vendet e rajonit.

“Kërkesat dhe rezervimet janë kryesisht drejt vendeve që kanë më pak pengesa, shtuar edhe një faktor tjetër fillimi i fluturimeve direkte nga Shqipëria drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai dhe Abu Dabi, duke bërë që të vendosen në vend të parë me 10 fluturime rreth fundvitit. Në vend të dytë është Stambolli.

Këto janë dy destinacionet që marrin në masë të madhe. Me fluturime ka edhe drejt Parisit në mënyrë të kufizuar apo drejt Madridit dhe Barcelonës që janë destinacione me fluturimet direkte.  Me autobus apo lëvizje individuale mbetet rajoni, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova apo dhe Bansko në Sofje”, tha Besnik Vathi, operator turistik.

Ndërsa brenda vendit alternativat më të pëlqyera për natën e ndërrimit të viteve mbeten destinacionet dimërore si Korça si dhe strukturat akomoduese në zonat bregdetare.

“Organizimet kryesore në Shqipëri për festat e fundviti janë në Durrës në hotelet e plazhit, në Tiranë, Vlorë dhe në Korçë. Këto janë destinacionet që Shqipëria ofron për shqiptarët duke shtuar se hotelet e plazhit në Durrës janë destinacione të huajsh që zgjedhin të kalojnë fundvitin jashtë vendit e tyre, kuptohet janë të paktë në numër”, tha Besnik Vathi, operator turistik.

Sipas operatorëve turistikë zbutja e masave ndaj Covid-19 ka bërë që fluksi i lëvizjeve të shqiptarëve që udhëtojnë jashtë në fundvit të rritet këtë periudhë në raport me një vit më parë, megjithatë shtojnë se është më i ulët se në vitet normale të parakrizës.

Shqiptaret Shtetet udhetimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.