Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Mbi 4 milionë USD prona”/ Dash Shehi tregon pasurinë: Apartamente në Tiranë, Orikum, Pogradec…

13:33 / December 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashamir Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi i është përgjigjur mediave sa i përket deklarimit të pasurisë së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehi shkruan se në 30 vite demokraci, me punën e tij dhe të bashkëshortes kanë një apartament në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën “Ali Visha”, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një apartamenti në Pogradec me vlerë 20 mijë euro.

Ndërsa në lidhje me pasurinë e trashëguar ai shkruan se fatkeqësisht nuk ka marrë asgjë.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Duke ju uruar Gëzuar Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, doja të bëja një sqarim për sa u përket thashethemeve dhe keqinformimeve të bëra nga disa portale përsa i përket deklarimit të pagave dhe pasurive të ditëve të fundit.

Disa portale midis të cilave: Opozita.com, Shqiptarja.com, Report-tv.al dhe shumë të tjera, kanë abuzuar duke keqinterpretuar të dhënat e deklarimit të pasurisë personale, që është një detyrim ligjor të cilin unë e kam zbatuar rregullisht.

Pasuria ime e formuar në 30 vitet e demokracisë nga puna ime dhe time shoqe, përbëhet nga një apartment në Tiranë, 208 metra katrorë shtesë banesë në rrugën Ali Visha, një apartament 60 metra katrorë në Orikum të Vlorës dhe pagesa për një pjesë të një aparamenti në Pogradec me vlerë 20mijë euro. Të gjitha të tjerat janë keqinformim me keqdashje dhe shpërdorim i të dhënave personale.

Përsa u përket pasurive të trashëguara të familjes, nga të cilat fatkeqësisht nuk kemi marrë asgjë, janë vendime gjyqsore në të cilat unë jam 1/12-ta dhe nuk janë vetëm ato 4.6 milionë USD, por dhe shumë më tepër në procese gjyqsore akoma të papërfunduara. Deri tani nuk na është kthyer kurrgjë! Shpresojmë që qeveritë që do te vijnë, të tregohen më serioze me pronarët e ligjshëm. Ndërkohë kjo është dëshmi e kokrrektësisë që unë dhe familja ime kemi treguar në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave duke mosabuzuar mbi statusin që kam pasur për të marrë pronat apo kompensimet tona, pa respektuar ligjin.

Duke ju falenderuar dhe njëherë për mirëkuptimin, ju uroj një Vit të lumtur pranë familjeve tuaja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revolucioni i Flamingove”, Rama për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shqipëria nuk shitet! Nuk ndihem i kërcënuar, protestat janë pjesë e demokracisë!

17:59 / September 20, 2026

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.