Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama njofton reformën e re: Program për banesa për familjet në nevojë dhe çiftet e reja

16:49 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1 2 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Bubqi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar reformën e re të qeverisë. Ai tha se objektivi i qeverisë është që brenda kësaj dekade të strehohen të gjitha familjet që janë në nevojë, por të ndihmohen edhe çiftet e reja.

“Po përgatitemi për një reformë për strehimin, pasi është për të qeshur sot, se të qarat i kaluam në momentin e fatkeqësisë. Me një program të ri dhe me cfarë kemi mësuar dhe me FSHZH-në që ka qenë lokomotiva ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera që nuk kanë mundësi që ta blejnë me të ardhurat e tyre dhe t’u japim mundësinë edhe shumë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të kenë një strehë për fëmijët e tyre.

Do të fillojmë projektet e strehimit për njerëzit që kanë nevojë, qoftë për çiftet e reja. Për ata që duan të ndërtojnë një jetë të re dhe nuk e kanë të lehtë të shkojnë të marrin kredi nga bankat” tha ai.

Sot kreu i qeverisë bëri një tjetër denoncim të fortë lidhur me një gjyqtar që sipas tij ka bllokuar procesin e rindërtimit. “Një gjykatës që nuk ka për t’ja dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe, ka dhënë një sigurim padie për të bllokuar, për të bllokuar procesin e rindërtimit, se i teket njërit dhe thotë “nuk dua unë” dhe pallati që duhet të shembej dhe janë gjithë ato familje që preken. Del një gjykatës dhe e bllokon” tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.