Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Turp të kesh”, mos ua thoni këtë fjalë fëmijëve. Ja çfarë thotë pediatrja

11:08 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lira gjika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekja pediatre Lira Gjika ka zgjedhur të flasë këtë herë për turpin si emocion dhe si ndikon në ndjeshmërinë e identitetin e njeriut. Ajo u sugjeron prindërve të kenë kujdes kur i thonë fëmijës fjalët “turp të kesh”, apo “s’ke turp”, pasi e gjymtojnë këtë ndjeshmëri.

Ja çfarë shkruan dr. Lira Gjika:
Turpi është një emocion që duhet njohur e trajtuar me shumë vëmëndje. Ky emocion po nuk u menaxhua mire, gjymton direkt ndjeshmërinë dhe identitetin e njeriut në përgjithësi dhe të fëmijës në veçanti. Kujdes prindër, kur i drejtoheni fëmijës tuaj me shprehjet: ” turp të kesh” apo “s’ke turp”. Shkencëtarët që merren me studimin e pasojave të turpit dhe të ndjenjës së fajita, e përcaktojnë gjëndjen që përjeton fëmija, si çbërje e deri vdekje e figurës prindërore. Kur fëmija përballet me një prind të ashpër, kërcënues dhe etiketues që për çdo veprim e gjykon fëmijën, automatikisht aktivizohet ndjenja e turpin i cili “tërheq” me vete dhe ndjenjën e fajit. Këto dy ndjenja të gërshetuara sëbashku bëjnë që fëmija të ndihet i vetëm dhe i tmerruar nga përballja me flakjen që prindi pa e ditur provokon me sjelljen e tij. Fëmija i pushtuar nga frika dhe parrugëzgjidhje, pasi prindërit për të janë ekzistenca e tij, pëson një gjëndje të barabartë me ngrirjen. Kujdes prindër, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur.

Lira Gjika turp
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.