Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kadastra: 7700 legalizime të patërhequra: Qytetarët të gjejnë emrin e tyre në lista

16:58 / December 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë para ndërrimit të vitit, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, shkoi në Zall-Bastar për të përfunduar procesin e legalizimit dhe të regjistrimit të tokës bujqësore në këtë zonë.

Para se të ndalej në dorëzimin e certifikatave për tokën bujqësore, Lame është ndalur në një lajm të gëzuar për disa mijëra familje shqiptare.

“Viti 2021, u mbyll me rreth 25.500 objekte të legalizuara. Janë 25.500 familje shqiptare që e përmbyllën këtë proces gjatë këtij viti. Por ka ende shumë qytetarë që vijojnë të kërkojnë me të drejtë avancimin e këtij procesi. Në shumë raste edhe duke i rënë shkurt, me motivin tashmë banal ‘meqë nuk bëhet do të thotë që duan lekë’.

Mirëpo, unë sot dua të lajmëroj se pranë zyrave tona gjenden 7700 legalizime ende të patërhequra nga qytetarët. Pra, punë e bërë por e papërfituar nga qytetarët. Arsyet mund të jenë shumë, një pjesë e madhe janë banesa emigrantësh, nuk kemi kontakt telefonik, nuk kanë adresa zyrtare, etj. Ne sot po publikojmë listat me 7683 emrat e tyre. Ju lutemi të gjithë qytetarëve të interesuar, të shqyrtojnë këto lista dhe të gjejnë emrin e tyre. Nëse njohin persona nga këto lista ti kontaktojnë dhe t’ua thotë.

Këtë lajm të mirë për këto 7700 familje po e japim këtë prag feste, ndërsa në janar do të publikojmë edhe mënyrën se si do të mund të tërhiqen nga qytetarët këto legalizime. E them këtë pasi nuk do doja që të bëheshin pre e gjithë sekserëve që mund të abuzonin me to”, tha Lame.

Sa i takon Zall-Bastarit, janë administruar dhe trajtuar edhe 33 dosjet e fundit të shtetasve të cilët disponojnë AMTP (Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi) dhe që kërkojnë të pajisen me certifikatë pronësie për pasuritë e përfituara sipas ligjit 7501 “ligji për tokën”.

Nga lançimi për mbylljen e procesit të Legalizimit, për këtë Njësi janë evidentuar në terren të gjitha objektet informale për të cilat janë vetëdeklaruar dhe ka përfunduar procesi administrativ deri në daljen e vendimit për të gjitha vetëdeklarimet e fundit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.