Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar në “Instagram” një video, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.
Krahas pamjeve, ai ka shkruar me plot humor: “Çfarë është ajo gjeja aty Shako???? Ai është fshati më i bukur n’bot Alban, fshati më i bukur n’bot. (3 here) #bubqicountry”.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama e ka rishpërndarë këtë postim dhe i ka kthyer një përgjigje Besit.
“Ku je, Bes Kalluku, ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh për Bubqin e vogël”, ka shkruar Rama.
