Mikael Qosja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Keli i Kicit”, është ndaluar në Dubai dhe më pas liruar sërish nga autoritet e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Prokuroria e akuzon si pjesëmarës në ekzekutimin e trefishtë të Endrit Alibej, Albert Dylgjerit dhe turkut Erdal Duranay, ngjarje kjo e ndodhur në 29 dhjetor 2018 në Elbasan.
Komunikimi i urdhërit të arrestit Mikael Qoses, i është bërë pak kohë më parë nga policia e Dubait. Por sërisht e njëjta polici ka urdhëruar lirimin e tij, duke i bllokuar vetëm pasaportën. Mikael Qosja, e ka të ndaluar të dalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njëherësh nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, deri në fazën e dënimit ose jo të tij, nga drejtësia Shqiptare.
Sipas gazetarit Elton Qyno, Qosja rezulton të jetë person i skeduar nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të heroinës dhe kokainës, në këtë qytet, ndërkohë në vitin 2013 është arrestuar dhe më pas shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mikael Qosja, për shkak të problemeve me drejtësinë ka ndryshuar dy herë mbiemrin në (Kamani) dhe (Stefo).
Ndërkohë nga të dhënat e mbledhura nga policia e Elbasanit, rezulton se është anëtar i një grupi kriminal që drejtohet nga dy vëllezër, rezidentë në Dubai.
