Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën janë shënuar gati 290 milionë raste me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare të faqes botërore të statistikave Worldometers.info, në botë janë regjistruar gjithsej 289 milionë e 763 mijë e 38 raste të infektimit me COVID-19 dhe 5 milionë e 458 mijë e 447 viktima. Ndërsa 254 milionë e 254 mijë e 134 persona janë shëruar nga ky virus deri tani.