Një 20-vjeçare nga Madagaskari ka braktisur djalin e saj të porsalindur në koshin e mbeturinave të tualetit të një avioni. Foshnja u gjet nga stafi i aeroportit në Mauritius, ndërsa 20-vjeçarja u arrestua nga policia.
Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam. Kanë qenë oficerët e aeroportit të cilat kanë evidentuar foshnjën, kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.
Ata vunë re se kishte një letër higjenike të lyer me gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim. Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.
Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se ishte djali i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.
Gruaja e cila sapo kishte siguruar një leje pune 2-vjeçare pritet të merret në pyetje sapo të dalë nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e të porsalindurve.