Shtatë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi M.K., banues në Kavajë pasi gjatë kontrollit iu sekuestruar një armë zjarri pushkë automatike dhe fishekë luftarakë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”.
Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal.
Më tej specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
Gjithashtu është arrestuar R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
