Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Atentati në ‘Don Bosko’/ Urgjenca Kombëtare i përgjigjet akuzave: Erdhi 3 minuta pas njoftimit të policisë

14:20 / January 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulance 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas atentatit të një dite më parë në lidhje me vonesën e ambulancës, që mbërriti në vendin e ngjarjes ku u vra një person në Don Bosko dhe u plagosën katër të tjerë. Në reagimin e saj në rrjetet sociale Urgjenca thekson se sapo ka mbërritur telefonata nga policia, ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes për të mbërritur në orën 16:16.

“Ditën e djeshme datë 04.01.2022 në zonën Don Bosko fatkeqësisht ndodhi një atentat me pasoja humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngushëllime familjes dhe uroj shërim të shpejtë të dëmtuarve.

Pranë Njësisë së Koordinimit sapo mbërriti telefonata nga policia është nisur drejt ngjarjes autoambulanca e parë ku mjeku ka konstatuar se njëri nga personat ishte pa shenja jete. Duke qenë se nuk kishte më urgjencë mjerksore është detyrë e policisë së shtetit të verifikojë provat dhe më vonë të urdhëroj largimin nga vendi i ngjarjes së trupit të viktimës.Lexoni edhe:

Kronologjia e ngjarjes vijon si më poshtë. Ambulanca e parë: Ora 16.13 ka mbërritur telefonata nga policia e shtetit. Ora 16.14 është kaluar telefonata ekipit të terrenit. Ora 16.16 ekipi është në vendngjarje dhe mer një pacient të dëmtuar me kod të kuq dhe e shoqëron në spitalin e traumës. Mbërritja në spital në orën 16.19”, thuhet në deklaratë.

Urgjenca Kombëtare shton se ambulanca e parë ka njoftuar se duhen edhe dy ambulanca të tjera dhe menjëherë janë nisur dy ekipe të tjera. Nga ana tjetër njëri nga pacientët është transportuar nga ambulanca e një spitali privat për të cilën QKUM nuk ka dijeni.

“Ekipi i ambulancës së parë njofton se duhen dy ambulanca të tjera dhe për këtë arsye nisen dy ekipe të tjera. Ora 16.22 nisja e tyre. Ora 16.26 mbërritja në vendngjarje. Ora 16.30 mbërritja në spital e pacientit të dytë. Ndërkohë njoftojnë se një pacient është transportuar nga një ambulanc e një spitali privat. QKUM nuk ka dijeni kush e ka njoftuar dhe çfarë oraresh ka kjo ambulanc”, deklaron QKUM.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026

Zjarri nuk ndalet as pas 48-orëve në Mallakastër, era dhe temperaturat e larta përkeqësojnë situatën

14:11 / August 5, 2026

Zjarr në Selenicë, flakët përfshijnë pyllin me pisha dhe një varrezë automjetesh

12:26 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.