Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pranon mandatin e deputetit, flet ish-njeriu i besuar i Ilir Metës: Nuk mund t’i shërbej destabilizimit të vendit

18:44 / March 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18193943 10154700928829538 7649270756860842184 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ralf Gjoni është kandidati i disatë nga radhët e LSI-së për Qarkun e Tiranës që pritet të marrë shumë shpejt mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, një shenjë e vullnetit për të pranuar mandatin.

I pyetur nga Top Channel, kandidati i listës shumemërore të LSI-së për kryeqytetin, njëkohësisht ish-sekretar ndërkombëtar i LSI-së dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sikurse edhe ish-këshilltar për politikën e Jashtme pranë kryetarit të Kuvendit, Gjoni është shprehur:

“Po! Konfirmoj se sot kam dorëzuar pranë KQZ-së formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe, në varësi të vendimit të KQZ-së, kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës”.

Gjoni ka vijuar më tej duke argumentuar pse ka marrë këtë vendim.

“Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit, si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale, kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj agjendës euroatlantike të vendit, e të jem në krahun e drejtë të historisë”, tha Gjoni për Top Channel.

Ralf Gjoni shprehet më tej se emri dhe integriteti i tij “nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit”.

“Ndaj sot, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen”, shprehet Gjoni.

Mësohet se Gjoni ka pasur kontakte me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin gjatë këtyre ditëve dhe është inkurajuar të hyjë në Parlament.

  • 17952879 10154657706839538 256882248018226115 n
  • 18278786 10154711264039538 6604548699608540173 o
  • 19260544 10154833890529538 4781891901313906298 n


KQZ mandat Qarkun e Tiranës ralf gjoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.