Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim dhe thirrje për kujdes ndaj qytetarëve të saj për të shmangur zonat ku do të ketë tubim ditën e shtunë, në protestën e thirrur nga Sali Berisha në selinë e PD-së.
Në informacionin e shpërndarë në faqen zyrtare të saj, ambasada amerikane këshillon qytetarët amerikanë “të shmangin çdo tubim të madh në qytet”.
“Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit”, thuhet në njoftim.
