Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur një deklaratë për mediat, një ditë para protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha.
Basha tha se për ditën e nesërme Berisha ka mobilizuar trafikantë dhe kriniminelë për dhunë.
“ Berisha e nisi si betejë për statutin, por tregoi se ishte një mashtrim si gjithçka tjetër qe prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmëtarët për kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin. Sepse ai do kaos dhe dhune, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetëm si mburoje për hallin e tij te madh. Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin. Ta harrojë! Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës. Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponentë te botës së trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së. Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishës. Tani situata është e qartë. Përplasje mendimesh po. Liri shprehje po. Liri zgjedhjesh dhe garë po. Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore. Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajturës protestë para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna është streha e tij e fundit.”, tha Basha.
