Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braçe: Godina e PD-së, e vjedhur. Nesër do kacafyten, por s’do ta gëzojnë

21:34 / January 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Braçe thotë se ajo godinë ku po zihen “PD”-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.

Deputeti i PS tregon se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha, i cili asokohe ishte kryetar bashkie, ia grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një pronë, që sot e quajnë ‘shtëpia e të gjithë demokratëve’.

“Pasi bënë vendimet dhe morën godinën, u kthyhen pas të merrnin miratimin e komandantit të Ushtrisë, duke e bërë grabitjen më të dukshme. Për këtë pronë të grabitur po kacafyten, dhe nesër do të përleshen me njëri-tjetrin. Fati është i përcaktuar prej 2013-s. Gjëja e vjedhur nuk gëzohet”, shkruan Braçe.

Brace2

Lulzim Basha i është drejtuar një ditë para protestës së 8 Janarit të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda.

brace godina vjedhur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.