Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Maska pastruese e lëkurës me shegë dhe limon

09:16 / January 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lekura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut. Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme. Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçra, aknet dhe pikat e zeza. Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave , bashkon shegën dhe lëngun e limonit jeshil. Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë. Pasta e formuar prej lëkurës së shegës dhe lëngut të limonit jeshil përthan puçrat dhe nxjerr me lehtë pikat e zeza.

Si të përgatisni pastën pastruese të shegës me lëng limoni jeshil
Qëroni një shegë dhe lëkurat piqini në furrë për 20 deri në 25 minuta. Pasi t’i nxirrni nga furra, lërini lëkurat të ftohen dhe më pas bluajini në një pluhur të hollë. Pluhurin e lëkurave të pjekura të shegës përziejini në një enë me një lugë gjelle me lëng të limonit jeshil. Përziejini mirë deri sa të formoni një pastë kremoze dhe të njëtrajtshme.

Aplikojeni maskën në lëkurë dhe pasi të thahet hiqeni duke larë lëkurën me ujë të ftohtë. Sipas preferencës, në këtë maskë mund të përfshini edhe një lugë çaji me mjaltë.

Shega, superfruti për lëkurë të pastër
Lëkura e frutit të shenjtë të shegës është shumë e pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe eliminimin e njollave, puçrave dhe pikave të zeza. Për më tepër, antioksidantët tek lëkura e shegës janë të fortë dhe të dobishëm në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. Falë shegës, rigjenerimi i lëkurës ndodh në shtresat më të thella të saj dhe zhbën edhe dëmtimin e shkaktuar nga radikalet e lira, dielli, apo faktorët mjedisorë./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.