Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Gjenden arsenal armësh pranë burgut të Peqinit

12:03 / January 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1640099241 arrestimettiranenaten121430
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Start 2022’, falë të cilit kanë rënë në pranga 3 persona dhe është shpallur në kërkim një person tjetër.

“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në afërsi të një lokali në Peqin, disa persona posedonin armë zjarri, menjëherë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Start 2022”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. D., 21 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit;

A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje;about:blank

M. D., 20 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe i municionit”.

Si dhe u shpall në kërkim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” shtetasi E. T., 20 vjeç, banues në Peqin”, thuhet në njoftim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve operative të grumbulluara, pas ndjekjes me metoda proaktive, në lagjen ”Xhami” të qytetitit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thikë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit e mësipërm, të cilët dyshohet se janë poseduesit e armëve, pasi në momentin që kanë parë policinë dyshohet se kanë tentuar të fshehin armët në vendin ku u gjetën nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale kundër jetës dhe pronës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

12:28 / September 28, 2026

Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ Territorialja, 21 këshilltarë votojnë kundër

12:25 / September 28, 2026

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë, 90 minuta takim me dyer të mbyllura

11:37 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.