Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FAKSIMILE / Mallkimi i një prone që u kthye në “Atvrasje”

13:55 / January 9, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia e pd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në datën 14 gusht të vitit 2013, ish-kryeministri Sali Berisha firmosi vendimin për të kaluar Partinë Demokratike në selinë e re të saj tek Ish-shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. Ky vendim i marrë në atë kohë nga kabineti qeveritar i Berishës solli edhe një debat të fortë ndërmjet opozitës së atëhershme socialiste e cila kishte dalë fituese nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe qeverisë Berisha. Sipas Partisë Socialiste, vendimi i marrë nga Berisha ishte në shkelje të plotë të ligjit pasi ishte marrë në një kohë kur për një muaj do të bëhej rotacioni politik në Kuvendin e Shqipërisë. Krahas kësaj për kalimin e pronësisë së SHQUP tek PD-ja hyri në valle edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ligji parashikonte se në rast kalimi pronësie të godinave ushtarake, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm duhet të firmoste këtë vendim.

Por kjo gjë nuk u bë pasi ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi nuk kishte pranuar që të firmoste dokumentet që vendimi i Berishës të ligjërohej dhe këtë gjë e beri presidenti Bujar Nishani. Argumentimi i bërë në atë kohë nga Berisha ishte se Presidenti i Republikës mban edhe postin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pra ishte një gradë më lartë se Xhemal Gjunkshi dhe për rrjedhojë, firma e Nishanit ishte ekuivalente me atë të Shefit të Shtabit. Kësisoj, me një nxitim shumë të madhë, Partia Demokratike filloi zhvendosjen e saj drejtë selisë së re. Në atë kohë, Ministria e sotme e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se vendimi do të hidhej poshtë me betimin e qeverisë Rama, por kjo gjë nuk ndodhi dhe Ish-shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore u konvertua në selinë e re të Partisë Demokratike.

Por sot, 9 vite më pas, vijon përplasja për selinë e Partisë Demokratike, tashmë jo mes socialistëve dhe demokratëve, por mes vetë këtyre të fundit në një betejë për kryetar.

vendimi kthimit shqupit2 300x3901 1

Si iu mor toka pronarëve legjitimë

Prona në të cilën gjendet sot PD dhe dje ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, i është njohur tërësisht dhe u është kthyer pjesërisht pronarëve të saj të ligjshëm të Sadete Toptanit, që jane Marion Toptani, Eduard Toptani dhe Raimaond Toptani. Pronarët të cilët trashëgojnë pronën si trashëgimtarë të ligjshëm të ish- pronares Sadete Toptani, janë qytetarë amerikanë, dhe jetojnë në shtetin e Miçiganit.

Pronarët jo vetëm që kanë dokumentin e njohjes së pronës, por dhe hipotekën për një pjesë të truallit në oborrin e SHQUP-it, të regjistruar nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, si dhe të drejtën e parablerjes së SHQUP, nëse ai nxirrej nga inventari i pasurive të ushtrisë.

Fakti që SHQUP u nxorr nga inventari i Ushtrisë, u jepte atyre automatikisht të drejtën pronarëve të ishin blerësit e parë të ndërtesës, pa lejuar që kjo pronë të rishtetëzohet përsëri për interesa të një partie politike. Por kjo nuk ndodhi.

Historia e kthimit të pronës

Pronarët e ligjshëm të territorit mbi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë e kanë fituar pronën me vendim nr 827, datë 8 prill 1996 nga Komisioni i Kthimit të Pronave në Tiranë. Në vendim thuhet se në bazë të dosjes së paraqitur, Sadete Toptani është pronare e një prone regjistruar në regjistrin hipotekor me nr. 1229, në nëntor të vitit 1918,  e cila përmes një vendimi të vitit 1950 është shtetëzuar.

Në këtë pronë përfshihen:

Trualli që zë ndërtesa e SHQUP 960 m

Trualli që zë magazina, trualli që zë një godinë provizore, truall që zënë rrugë e trotuare, truall i lirë rreth 9200 metra, trualli që zë Instituti i Ushtrisë dhe trualli që zë një kioskë provizore.

Në vendim përshkruhen qartë kufijtë e pronës  dhe sipërfaqet që kthehen menjëherë dhe ato që kanë të drejtën e parablerjes.

Sipas vendimit, “trualli me sipërfaqe 3500 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli me sipërfaqe 4100 metra i kthehet menjëherë Sadete Toptanit. Trualli i zënë me ndërtime provizore dhe kioska i kthehet Sadete Toptanit.

Trualli i zënë nga ndërtesa e Ushtrisë i njihet dhe duhet t’i kompensohet Sadete Totpanit. Në momentin e privatizimit, i lind e drejta e parablerjes pronarit”. /Tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë

15:09 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.