Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të presim borë në Tiranë? Meteorologia bën parashikimin: Termometri do shkojë deri në -13 gradë celsius

13:04 / January 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni menduar se këto ditë të para të janarit kanë qenë të ftohta, atëherë nuk kemi parë asgjë akoma! 10 ditëshi i dytë i janarit pritet të jetë edhe më i ftohtë me temperatura që do të shkojnë deri në -13 gradë celsius në zonat malore.

Meteorologia e Metoalb, Lajda Porja në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ka bërë me dije se nga e mërkura pritet të ulen temperaturat dhe kulmi do të arrijë të enjten dhe të premten.

“Duke filluar që nga nesër do kemi depërtimin e të ftohtit, mëngjesi i të mërkurës do të jetë i acartë, termometri do të zbresë shumë, do të qëndrojë për 6-7 ditë, i ftohtë, i kthjellët, do ketë reshje të pakta dhe të izoluara në verilindje dhe juglindje. Më problematike ngricat. I ftohti kulmon të enjten dhe të premte, ku termomenti shkon deri në -9. Edhe zonat në juglindje do të jetë shumë ftohtë, nuk do ketë borë, do jetë shumë e thatë, me flokë dëbore të papërfillshme.  Një ditë tipike nordike, termometri do të shkojë në fundjave deri në -13 në Bulqizë apo në zona të tjera në vendit”, tha Porja për Report Tv.

Ky mot i ftohtë nuk ishte parë në vendin tonë prej vitesh, ka sqaruar Porja.

“Janari ka qenë dhe pritet të jetë dinamik, 10 ditëshi i parë, ngrohtë, i dytë me mot të acartë ndërsa 10 ditëshi i fundit do të ketë edhe prezencë reshjeje, dhjetori dhe janari ngjajnë me dimrat e viteve ’90 që kishin vite që s’i kishim parë”, u shpreh meteorologia.

Megjithatë, përtej motit të ftohtë, në Tiranë, të paktën për këtë javë nuk pritet që të ketë reshje dëbore.

“S’ka sinjale për reshje dëborë, edhe Tirana mund të shkojë -2 gradë, por këtë javë nuk parashikohen reshje”, përfundoi  Porja në studion e “Sot Live në Shqipëri”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Pagat e magjistratëve/ Rama fton në tryezë përfaqësuesit e gjyqësorit: Për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë

12:02 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.