Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Pisllëk i gatuar nga tre ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit!”

21:50 / January 11, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Myslim M
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Pisllëk i gatuar nga tre ish-oficerë të Sigurimit’, kjo është përgjigja që ish-deputeti Myslim Murrizi ka për akuzat që i ka bërë policia në prokurorinë e Tiranës për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. I ftuar në Report Tv, Murrizi thotë se kjo është një hakmarrje e ulët që i bëhet atij pas denoncimit që ai bëri në SPAK për tenderët korruptivë të uniformës së Policisë së Shtetit. Pas kësaj hakmarrje, thotë Myslim Murrizi qëndrojnë sipas tij Tonin Voci, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët i etiketon si komunistë dhe pa integritet. Murrizi sqaron se nuk është tagër i Policisë së Shtetit që të hetojë një deputet, pasi me këtë merret ILDKP-ja, pasi në vitin 2019 ka ai ka qenë deputet. Pas, meje shton Murrizi, policia të merret e të nisë hetimin për ish-deputetët e tjerë që kanë biznese.

“Pisillëk i gatuar nga tre ish-oficerëve të sigurimit të shtetit. Tre vemje që i shërben çdo lloj pushtet pasi mbijetojnë me lëpirje. Në kuadër të një tentativë për një hakmarrje të pistë ndaj denoncimit që Murrizi ka bërë për tenderët korruptive të uniforma të policisë së shtetit. Jemi në një fazë sugjerimi për prokurorinë e Tiranës. Deri tani nuk jam thirrur. Ish-sigurimsat Tonin Voci, Arben Dashi dhe Hekuran Bregu, të cilët mendojnë akoma se janë në kohën e tyre. Kodi i procedurës penale duhet të më njoftojë. Nuk më intimidojnë dot tre palaço që u ka kaluar koha. Që në fillim të relacionit të një kamikazi, që s’dua t’ja përmendin emrin, thuhet se Myslim Murrizi është dënuar me tre vjet, dhe kjo është një gënjeshtër. Por të kisha qenë i dënuar, do të kisha humbur mandatin. E kam deklaruar në formularin e dekriminalizimit në gusht të 2017. Në një shtet demokratik quhesh i dënuar kur merr dënim nga të tre shkallët e gjyqësorit. Që në nisje është një grykësi e një grushti të vogël përfituesish real. Në dëshminë e penalitetit rezultoj i padënuar. Ky është vendim i gjykatës së lartë. I ftoj që të hetojnë nëse është hetuar Murrizi si deputet. Nuk ka tagër policia të hetojë një deputet, pasi për deklarim pasurie duhet ta raportojë ILDKP-ja.  Ka një hetim të përgjithshëm që fillon që nga 2002. Pse nuk merren me hetimin e deputetëve që kanë biznese dhe ministra. Pse nuk nisin te bëjnë hetimin me mua. Duan të kontrollojnë ish-deputetë biznesmenë, të shkojnë tek kolegët e mi, tek Sadri Abazi, Tom Doshi, Anasas Angjeli, le të shkojnë.”- u shpreh Myslim Murrizi.

Myslim Murrizi shprehet se është i bindur në pafajësinë e tij dhe se nuk ka bërë asnjë fshehje pasurie, ‘0 lekë’, ndërsa shton se është i hapur për çdo prokurori.

‘S’e ka tagër fare policia. Duhet ta bëjë ILDKP-ja, nuk ka transferta në llogarinë bankare. Ka 0 lekë të ardhura. Është një farsë edhe pse nuk legjitimohet policia për të hetuar. 0 lekë dhe nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë. Të zgjedhurit janë objekt i Prokurorisë Speciale dhe ka tagër ILDKP. Nëse mi gjejnë paratë, i ndaj me ato lekët. Kompania ‘Murrizi 2009′ merret me ndërtime. Kemi bërë 5 pallate në Kavajë asnjë pallat në Tiranë dhe skam konkuruar asnjëherë për asnjë tender publik. Jam i hapur për çdo prokurori. Jam i qetë me veten, nuk fshihem unë!’- u shpreh Murrizi.

Kujtojmë se Policia e Shtetit kallëzoi në Prokurori të Tiranës ish-deputetin demokrat Myslim Murrizi pasi nuk deklaroi 60 mijë euro transaksione me të tretë nëpërmjet kompanisë së tij “Murrizi 2009”. Sipas veprimeve paraprake të kryera nga Krimi Ekonomik, transaksionet janë bërë në vitin 2019 kur Murrizi ka qenë deputet dhe nuk janë deklaruar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive.

gatuar oficere pisllek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.