Ilir Demalia ka deklaruar se nuk është e rëndësishme të merresh me luftë individësh apo grupesh të cilët janë shkaktarë të kësaj gjendjeje sot në Shqipëri.
Demalia tha se çështja është më e thellë. Ajo që është e rëndë, sipas analistit, është ndërgjegjja dhe fryma qytetare që i mungon Shqipërisë sot.
Demalia: Në vendet demokratike perëndimore, atje ku duam ne të shkojmë, pro që i largohemi çdo ditë, ajo që e bën zap qeverinë është qytetaria, kultura demokratike e cila te ne me gjithë demagogjinë e bandave politike është folur shumë, është propaganduar shumë, por gjendja reale në Shqipëri kur de Facto është shkrirë pluralizmi. Pra kjo gjendje ka ardhur në këtë pikë ku gjendja është e pashpresë. Prandaj duhet një lëvizje shumë e fuqishme dhe do marrë kohë për të larguar këto banda të cilat fatkeqësisht populli shqiptar i respekton.
Demalia tha se Shqipëria ka fituar famë të shëmtuar nëpër botë. Sipas tij, është tepër e rëndë, por është reale.
Demalia: Dua t’i bëj një pyetje militantëve të Bashës dhe atyre të Berishës, qoftë dhe atyre të Ramës. Që këta politikanë i hedhin mish për top a kanë një ndërgjegje që hidhen mish për top? Këta hyjnë në për burgje dhe do paguajnë zullumin që bëjnë, kurse politikanët bëjnë marrëveshje dhe rrinë në krye të vendit për të ndarë plaçkën e vjedhur për 30 vjet. Të gjitha koalicionet që janë bërë gjatë këtij 30 vjeçari nuk janë për një program politik për zhvillimin kombëtar të vendit. Këto janë banda që zihen dhe pajtohen për plaçkën e vjedhur. E gjitha kjo që po ndodh sot është për mos rënë kushdo prej tyre, qoftë Berisha, Rama apo Basha dhe kjo me ndihmën edhe të gazetarëve që mos lejojnë rënien e asnjë guri të këtij muri të ndërtuar për 30 vjet që mos shkatërrohen të gjithë. Po të fillojë procesi i drejtësisë këto do shkërmoqen të gjithë si tespiet e plakut Mere.