Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kreshnik Spahiu/ Pse Berisha dhe Basha s’kanë këllqe të krijojnë parti të re pa logon e PD?

23:30 / January 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha nuk ka asnjë shanc teorik, praktik, juridik apo diplomatik që ta rimarr Partinë Demokratike.

Këtë gjë e kupton Berisha dhe çdo profesionist i politikës por sigurisht nuk e kupton turma.

Po pse Berisha po lufton në dukje pa kompromis gjoja sikur donte ta marrte Partinë Demokratike:

– e para: Berisha e konsideron PD fëmijën e tij dhe e ka të vështirë t’ia rrëmbejnë nga duart dikush tjetër

– e dyta: Berisha kishte investuar PD-në si një organizatë militantësh që i duhej në ditën më të keqe, por çuditërisht, atë ditë ajo iu kthye në bumerang

– e treta: Berisha investoi Bashën 16 vjet duke i dhënë 16 poste me synimin që ai ta blente me para besnikërinë e tij, por ne fund iu shpërblye me ‘tradhti’

– e katërta: Berisha i njeh mirë avantazhet që ka logo në garë elektorale, sepse ai 30 vjet i mundi me logon e PD të gjithë kundërshtarët që i dolën kundra partisë dhe krijuan lëvizje të reja si Ceka, Ngjela, Pollo, Shehi, Topalli, Baleta, Patosi, Murrizi, Hajdari, Kalakulla. Forca e një logo është prioritare në raport me individin.

– e pesta: Berisha e di çfarë burimesh financiare, logjistike, njerëzore dhe infrastrukturore ka një parti e vjetër në raport me të renë.

– e gjashta: Berishës i duhet ta mbaj Bashën nën presion deri afër zgjedhjeve që ta copëtojë në elektorat.

Edhe Basha është kapur me thonj pas logos PD sepse çdo kush e di që ai s’ka këllqe me bë parti të re. Ai dështoj të menaxhoj partinë më të madhe që e mori qyl, prandaj s’ka asnjë shans të bëj parti të re. Lulzim Basha pa logon e PD është i vdekur politikisht dhe nuk i shkon askush mbrapa.

Ndryshe nga Albin Kurti që shiti shtëpinë për të financuar partinë, Lulzim Basha shet partinë për të pasuruar shtëpinë.

Të dy Basha dhe Berisha e dinë fare mirë që, asnjë parti e re nuk ka prespektiv në Shqipëri për shkak të sistemit.

Fundja çfarë do të ndodh nëse Berisha do garojë me parti të re në zgjedhje: Votat e Berishës do numërohen nga Basha dhe Rama sepse partia e re nuk ka të drejtën e komisionerëve.

Berisha e ka humbur Partinë Demokratike dhe lufta nuk bëhet as për çelësat dhe as për selinë.

Lufta bëhet se kush do marr elektoratin demokrat: Basha apo Berisha.

Historia dy dekada e dashurisë Basha-Berisha ishte shumë e fortë.

Ashtu siç ndodh në çdo dashuri pa kufi, divorci vjen me dhimbje dhe pasoja.

Dashurinë e ndan një fije floku nga urrejtja dhe kur e parë i lë radhën të dytën, plas lufta për ndarjen e pasurisë dhe kalamajve.

Berisha dhe Basha kanë pasuri boll dhe nuk e kanë problem kush merr një seli, por si çift me shumë kalamaj, do ju duhet të luftojnë kush do marr kujdestarinë sepse e dinë mirë që në pleqëri nuk të ngelet askush në funeral përveç familjarëve.

Prandaj procesi i ndarjes së kalamajve do jetë me shumë pasoja dhe përplasje duke pasur parasysh që aktiviteti politik nuk mund të mbyllet me dyer të blinduara. Që të kujdesesh për kalamajtë e familjes duhet të dalësh qytet në qytet dhe fshat më fshat, rrugët e së cilave do jenë plot kurthe, ku gjakësi do jetë duke pritur hasmin……

kellqe Kreshnik Spahiu logon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.