Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Pasaportat më të fuqishme dhe më të “këqija” në botë për vitin 2022…po Shqipëria?

22:13 / January 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaportat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të mirë për askënd jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe për të realizuar një nga dëshirat që dominon te të gjithë, udhëtimet. Duke mos marrë parasysh kufizimet që janë vendosur tani si rezultat i COVID-19, CNN sjell listën e pasaportave më të fuqishme në botë, ku lista kryesohet nga Japonia dhe Singapori. Të pasurit këtë pasaportë mund të jesh në gjendje që të udhëtosh teorikisht në 192 destinacione. Koreja e Jugut është e barabartë me Gjermaninë në vendin e dytë (me një rezultat prej 190) dhe Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja janë të gjitha së bashku në vendin e tretë (me rezultatin 189).

Vendet e BE-së dominojnë në krye të listës si zakonisht, me Francën, Holandën dhe Suedinë që ngjiten nga një vend për t’iu bashkuar Austrisë dhe Danimarkës në vendin e katërt (me një rezultat 188). Irlanda dhe Portugalia janë në vendin e pestë (me 187 destinacione pa viza).

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat mbanin vendin e parë së bashku në vitin 2014, kanë rifituar terren. Ata janë ngritur në vendin e gjashtë, së bashku me  4 shtetet e tjera Zvicra, Norvegjia, Belgjika dhe Zelanda e Re.

Në numrin 7 qëndron Australia, Kanadaja, Çekia, Greqia dhe Malta. Vendet e Evropës Lindore përbëjnë pjesën tjetër të 10-shes së parë. Hungaria dhe Polonia janë ngjitur në vendin e tetë, Lituania dhe Sllovakia janë në vendin e 9-të dhe Estonia, Letonia dhe Sllovenia janë në vendin e dhjetë.

Shqipëria? Nuk rezulton në TOP-10.

Po pasaportat më “të këqija”? Ajo që qëndron në fund është pasaporta e Afganistanit.

104. Koreja e Veriut (39 destinacione)

105. Nepali dhe territoret palestineze (37)

106. Somali (34)

107. Jemeni (33)

108. Pakistan (31)

109. Siri (29)

110. Irak (28)

111. Afganistan (26)

2022 bote fuqishme pasaportat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.