Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

5 vende bosh në Kushtetuese

15:21 / January 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata kushtetuese 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ende pa u plotësuar trupa e gjyqtarëve, gjykata kushtetuese ka sërish 5 vende bosh.

Presidenti i Republikës ka shpallur sot thirrjen për të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për t’u bërë gjyqtar Kushtetues, pasi Përparim Kalos i përfundon mandati.

Nesër parlamenti do të shpallë thirrjen për vendin vakant që krijohet për shkak se Altin Binajt i mbaron mandati.

Nga ana tjetër janë 3 vendet vakante që duhen plotësuar nga gjykata e Lartë, për të cilat askush nuk mund të thotë se kur do të zgjidhen gjyqtarët e rinj.

Por pavarësisht kësaj situate, Gjykata Kushtetuese është funksionale pasi gjyqtarët qëndrojnë në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit.

Ajo që bie në sy është rasti i Përparim Kalos, gjyqtarit të zgjedhur nga presidenti Meta në 24 dhjetor të vitit 2020. Kalo i është drejtuar kushtetueses me kërkesë për zgjatjen e mandatit të tij duke kërkuar interpretimin e ligjit pasi sipas tij mandati plotësues duhet të llogaritet bazuar në ushtrimin efektiv të tij.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata Kushtetuese.

Gjyqtari Përparim Kalo është relatori i çështjes më të rëndësishme që ka aktualisht Kushtetuese; shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.

Të martën në orën 10.00, 7 gjyqtarët do të shqyrtojnë për herë të parë vendimin e parlamentit për shkarkimin e një kryetari shteti .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.