“Je si kokrra e mollës”, ky ka qenë komenti i deputetit të PD-së Belind Këlliçit që revoltoi Roland Bejkon në emisionin “Open”.
Kjo nuk i pëlqeu aspak Bejkos, i cili tha se nuk do të heqë xhaketë, por ka shenja në trup megjithatë nuk preferon të ankohet në polici.
Më herët gjatë emisionit, Bejko rrëfeu se si u dhunua nga një protestues që e goditi me çadër, i cili ishte djali i xhaxhait i Berishës.
Këllici: Je si kokrra e mollës.
Bejko: Do të heq xhaketën këtu? Unë s’jam nga ata që të vete të ankohem në polici, nuk dua të bëj viktimën këtu. Tërë natën atë natë kam vjellë, pas emisionit. Kam marrë një mikun tim dhe thotë se mund të jenë shkaktuar nga gazi dhe shembja. Kam goditje në trup, në ije nga këmbët. Do ta bëj si Lela këtu? Ju mohoni dhunën.
Gjatë protestës së të shtunës, Bejko nuk u lejua nga mbështetësit e Berishës që të hynte në selinë blu, ndërkohë që dera iu mbyll dhe nga Basha, nga frika e hyrjes së militantëve në seli.