Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Brexit”, parlamenti hedh poshtë planin e May, të mërkurën votohet për shkëputje “pa marrëveshje”

23:27 / March 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
may
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti britanik të martën hodhi poshtë planin e Kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian. Votimi me rezultatin 391 kundër dhe 242 pro, ka gjasa ta vonojë procesin Brexit ose ta çojë në dështim të plotë. Votimi i së martës ishte një goditje e fortë për Zonjën May dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre. Votimi e lë vendin pa ndonjë rrugë të qartë, vetëm 17 ditë përpara afatit përfundimtar për largimin nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen se si do të veprohet me procesin Brexit dhe nëse do të thirren zgjedhje të reja apo një referendum i dytë.

Rezultati i votimit me siguri do të intensifikojë kërkesat që zonja May të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje përgjithshme. Shumë ligjvënës konservatorë do të dëshironin të zinin vendin e saj si udhëheqëse partiake dhe kryeministre, por deri tani nuk ka asnjë kandidat me peshë dhe rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme, nëse mbahen, është i paqartë.

Plani i zonjës May, i negociuar me kujdes me Bashkimin Evropian, do të kishte përcaktuar kushtet për daljen e planifikuar të Britanisë më 29 mars. Nëse Parlamenti nuk ndërmerr ndonjë hap tjetër, Britania do të largohet nga blloku në atë datë pa një marrëveshje. Mbështetësit e shkëputjes këmbëngulin se një marrëveshje do të ishte diçka e mirë, por shumica e ligjvënësve dhe ekonomistëve thonë se ajo do të ishte katastrofike.

Parlamenti pritet të votojë të mërkurën nëse do të refuzojë apo jo mundësinë e një shkëputjeje “pa marrëveshje”, ndërsa të enjten do të votohet nëse do të kërkohet një shtyrje e afatit të 29 marsit. Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratonte versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Udhëheqësja britanike tha se zoti Juncker ra dakord për “ndryshime të sanksionuara me ligj”, për të siguruar që kufiri midis Irlandës – anëtare e BE-së – dhe Irlandës së Veriut – pjesë e Britanisë – të mbetet i hapur pas shkëputjes. Por duket se ndryshimet nuk ishin të mjaftueshme për ligjvënësit, të cilët në janar votuan me shumicë dërrmues kundër planit të kryeministres. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE-ja ka bërë “propozime të qarta dhe të largpamëse” për të zbutur shqetësimet e Britanisë lidhur me marrëveshjen. Por ajo iu shmang pyetjes nëse ishte e gatshme për të shtyrë daljen e Britanisë nga BE-ja nëse ligjvënësit britanikë nuk bien dot dakord për një plan.

Anglia Brexit may
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.