Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mjeku Dashamir Gjergji: Covid-i uli apo rriti numrin e diabetikëve

15:35 / January 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mjku gjergji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia e Covid-19 ka shtuar numrin e diabetikëve. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji rendit faktorët e shtimit. Sipas tij kjo vjen për shkak se qytetarët u bënë më të ndërgjegjësuar nga frika e Covid dhe bënë më shumë kontrolle, ku edhe kanë zbuluar më pas që vuanin nga diabeti.

Në rritjen e numrin të personave me diabet, sipas mjekut ka ndikuar edhe trajtimi i gabuar me kortizonikë për Covid.

“Është shtuar numri i diabetikëve, pas Covid. Nga pikëpamja numerike është shtuar numri i atyre që nuk e dinin më parë që e kishin.

Numri i diabetikëve është shtuar sepse njerëzit  janë bërë më të ndërgjegjësuar. E dyta mund të kenë qenë me diabet por nuk  kanë ndjekur dhe sërish nga frika. Edhe rritja e këtij numri ka të bëjë me këtë fenomen. Kemi fatkeqësisht, ka patur përdorim, duke qenëse Covid ishte sëmundje agresive, është përdorur pasivisht kortizonikët. Ne e dimë mirë që kur përdoren shkaktojnë diabet.

Kur ndodh diabeti nga këto kortizonikët, fatmirësisht me eliminimin e këtyre barnave kemi kthim në normë dhe ky është diabet i përkohshëm.

Nuk mund të japim kortizonikë që ditën e parë të Covid. Dhënia e barnave në mënyrë jo korrekte dëmton.  Diabetikët e kanë kaluar më keq Covid dhe vdekshmëria është më e lartë. Vetëm stresi në vetvete ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak”, tha Gjergji në ABC.

Mjeku shton më tej se pasojat më të mëdha Covid i kishte tek mosha e tretë.

“Diabeti është sëmundje e moshës së tretë, kryesisht. E dyta, Covid pasojat i kishte më shumë te mosha e tretë. Ndaj te diabetikët kemi pasur probleme kryesisht te ata të çekuilibruar, te ata që nuk edinin ose të trajtuar keq”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.