Kryeqyteti mbetet në krye të listës së kuqe për sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19. Qytetarët presin në radhë për të kryer tamponin.
Grupet e testimit janë gjithashtu në terren. Epidemiologu Rexhep Muja, thotë se zonat më të rrezikuara janë Astiri, Blloku, Kamza, Lapraka dhe Kinostudio.
Për të përballuar fluksin e kërkesave nga qytetarët, krahas grupeve në terren, nga 7 Janari janë shtuar edhe pika të reja testimi pranë qendrave shëndetësore.
