Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-deputeti i PD: Katër familje po kontrollojnë shtetin, duhet lidership i ri i opozitës

18:05 / January 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Romeo Gurakuqi 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-ë,  ka qenë tejet i ashpër sa i përket situatës brenda partisë më të madhe opozitare.

I ftuar në emisionin Zona Zero, Gurakuqi ka fajësuar për këtë situatë të dyja palët si Bashën dhe Berishës, që po ndikojnë që të lenë vendin pa një opozitë. Pa përmendur emra, Gurakuqi tha se shteti është në duart e katër familjeve.

“Në shtator 2021 ka qenë një vendimmarrje dualiste e qartë, a ka qenë një vendimmarrës dhe tjetri noter këtë nuk mund ta them, por ka qenë dualiste. Duhet vepruar për hequr kontrollin e shtetit në 4 duar. Pavarësisht se Shqipëria ka kryer reformën në drejtësisë vazhdon të jetë e kontrolluar nga 4 familje, a thua se fëmijët e familjet tona nuk ekzistojnë, pra ka 4 duar që kanë edhe kontrollin e kapitalit të mallit. Ato kanë frenuar të gjithë sistemin e drejtësisë, edhe pse ka ndodhur një reformë  edhe ku aleati ynë kryesor SHBA po insiston për një reformë të thellë”, tha  Gurakuqi.

Ai deklaroi se vendit i duhet një lidership i ri i opozitës, duke nënkuptuar kështu largimin e Bashës dhe Berishës dhe të gjithë atyre që kanë nxitur këtë situatë.

“Jam për hapjen e një ekipi reformues, liderët kur përfundojnë ciklin largohen, partitë shkojnë drejt gjetjes së një lideri të ri ose të lidershipi të ri. Ky është momenti i rëndësishëm, kjo pikasje përjashton ato që dalin në ekrane televizive që bëjnë mbrojtje sofiste, që kalojnë përtej caqeve të arsyes të shëndoshë logjike. Kem shkëputje të madhe, midis shtresës së mesme, publike, intelektualë dhe politike. Kemi parti politike që kanë rekrutuar persona të nivelit mediokër dhe nën mediokër dhe kanë lënë jashtë klasën intelektuale dhe mbi të gjitha brezin e ri. Jemi në një situatë shumë të dëshpëruar, jam shumë i dëshpëruar nuk shoh dritë jo vetëm nga ana e forcës opozitare, por nga qeveria që nëpërmes gojës së kryeministrin me anë të një bashkëbisedimi në Facebook del dhe thotë se unë jam babai dhe skenari dhe i ndërhyrjes në PD dhe i përzgjedhjes së kohës në PD”, theksoi Gurakuqi.

Ish-deputeti i PD-së shtoi se ” Opozita është inekzistente, kam refuzuar të ndjek mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nuk do të jem. Kam kohë që nuk i ndjek, e shoh se nuk janë të predispozuar palët për t’u tërhequr, nuk pres ta zgjidhin, pasi ata e kanë prodhuar krizën, Kryesitë e i ashtuquajtur Grupi i Reformimit ata janë përgjegjës. Unë kërkoj që të tërhiqen ata, po e lejnë Shqipërinë pa opozitë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.