Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot seancë plenare, betohen deputetët e rinj të opozitës

08:34 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama qeveia kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku dhe do të betohen pesë deputetë të rinj që morrën mandatet në KQZ.

Një ditë më parë u mblodh edhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili vendosi t’i përcjellë seancës plenare raporti për dhënien e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së; Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ishte shprehur pro shkresave të dërguara nga KQZ-ja, e cila rekomandonte dhënien e mandatit të deputetit për pesë kandidatët.

Kësisoj, ditën e sotme pritet që Parlamentit t’i shtohen pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen për të marrë edhe detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, bëhet me dije se ditën e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për dy kandidatët që u miratuan sot në KQZ.

Konkretisht, për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në Qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në Qarkun Kukës. Edhe për këta dy kandidatë duhet të shprehet Këshilli i Mandateve, përpara se sa të kalojnë për betim në seancë plenare.

Deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit katër kandidatë nga LSI-ja, ku së bashku me kandidatët që pritet të betohen sot, do ta çojnë këtë numër në 11 parlamentarë, të cilët do të ulen për herë të parë në karriget e opozitës.

opozites tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.