Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Detaje nga krimi i tmerrshëm i shqiptarit në Gjermani: Në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit

10:16 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Krimi Gjermani 1 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat gjermane kanë kthyer sërish në temë të ditës tragjedinë e familjes shqiptare në Gjermani, ku kosovari Flamur R., 44 vjeç, qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R., 38 vjeçe dhe në fund qëlloi veten.

Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetuesit janë duke u marrë me rastin. Ajo çfarë mësohet është se familja shqiptare kishte pasur shpesh debate. Fqinjët thonë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Ai madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Nëna e dy fëmijëve të vrarë pas daljes nga koma ka dhënë deklaratë për policinë gjermane, duke dhënë detaje të tjera për aktin vdekjeprurës të dhunës.

Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. Advije R. tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunwarth.

A.R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamur R. Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë.

Kjo deklaratë përkon me vlerësimin e thirrjes së urgjencës, tha Braunwarth. Aty dëgjoheshin qartë të shtëna.

Prokuroria tregon se vepra e përgjakshme është zbardhur në masë të madhe. Meqenëse i dyshuari nuk është më gjallë, hetimi pritet të ndërpritet, tha Braunwarth.

Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje”, thotë ajo. Ajo ka treguar se autoritetet u munduan të flisnin me familjen, transmeton albinfo.ch.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetëm ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manja: Mazhoranca kurrë nuk i ka ulur pagat e magjistratëve, përballjet në Kushtetuese kanë qenë vetëm për masën e rritjes!

22:42 / September 17, 2026

Prania besnike, Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

21:40 / September 17, 2026

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.