Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Turp që një parti e djathtë drejtohej nga një ish-komunist” – Kreu i PD-së së Fierit tregon historinë e mjekes për Berishën

15:34 / January 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SALI BERISHA MJEK DOTKTOR ENVER HOXHA 750x366 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj gjatë takimit të kryedemokratit Basha me simpatizantët e kësaj force politike në këtë qytet ka treguar një histori që lidhet me kohën e dikurshme të ish-kryeministrit Berisha kur ishte mjek dhe profesor në universitet.

Kapllnaj solli në vëmendje një vizitë që kishte kryer tek një mjeke e cila kishte qenë studente e Berishës. Në rrëfimin e saj të cilin Kapllanaj e solli për demokratët e Fierit, ajo i theksonte atij se është turp për një parti të djathtë që është drejtuar nga një ish-komunist si Berisha. Ndërsa ajo ka treguar edhe sjelljen tij si pedagog ndaj studentëve të mjekësisë, ku djemtë me favorite apo flokë të gjatë i nxirrte nga auditori duke i dërguar të qetheshin.

Agron Kapllanaj: Ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike ka qenë një sekretar partie. Do t’ju bie një shembull. Para 1 muaji kam shkuar për kontroll shëndetësor në një klinikë. Aty më ka vizituar një mjeke, doktoreshë e zemrës që është fierake. Nuk po ia them emrin, por është bijë e qytetit të Fierit, zonjë e nderuar. Dhe më pyeti, kush isha, nga isha me se merresha. Me thënë të drejtën nuk doja t’i thosha që merrem me politikë sepse politika është aq e trazuar dhe unë isha atje për t’u vizituar. Dhe kur i thashë, më tha me cilin krah? I thashë me të djathtën

Mjekja: Ah ju keni pasur doktor Berishën

Kapllanaj: Po i thashë!

Mjekja: E kam pasur pedagog. Do të tregoj tre gjëra për të. Ai ishte sekretar i partisë dhe ju keni pasur për kryetar partie një ish-komunist sekretar partie dhe për ju do të ishte e turpshme që një parti e djathtë e lindur si parti e shpresës ta drejtonte një ish-komunist. Sali Berisha kur shihte djemtë që kishin pak ato favoritet, të zgjatura nuk i lejonte djemtë në auditor pa shkuar dhe pa i prerë, kur shihte djemtë me flokë të gjata nuk i lejonte të hynin brenda, nuk i linte brenda pa shkuar të qetheshin, kur shihte djemtë me pantallona të asaj kohe siç ishte moda, nuk i linte të hynin në auditor pa u ndërruar. Ky është Sali Berisha. Nuk e di nëse e keni njohur apo jo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.