ILD ka pranuar kërkesën e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani për arritjen e një marrëveshjeje, ku pranonte shkeljen disiplinore në këmbim të një mase disiplinore më të butë.
Gjyqtarja që u pa teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit me në sfond këngë të fortësh.
ILD thotë se vendosi të pranojë marrëveshjen bazuar në rrethanat e reja të krijuara: “Magjistratja ndryshe nga qëndrimi mohues lidhur me shkeljen disiplinore gjatë procedimit fillestar disiplinor ka marrë përsipër peshën e përgjegjësisë morale, ka kërkuar ndjesë, si dhe ka shfaqur pendesë lidhur me aktet e kryera nga ana e saj”.
