Deputetet që kanë dalë në mbështetje të Sali Berishës kanë shfrytëzuar ditën e parë të Kuvendit për të folur kundër Lulzim Bashës dhe vendimeve të tij për perjashtime nga partia. Edmond Spaho duke ironizuar vendimet e PD, tha se nuk mund ta përjashtojë askush nga Partia Demorkatike.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit kërkoi që të respektohet rregullora e Kuvendit, ndërsa Spaho theksoi se shqiptarët duhet ta dinë se nuk kanë të ardhme me Bashën.
Spaho: Nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të na sillte në kohën e diktaturës kur përjashtohen njerëz nga partia, interohen. Unë tani po pres edhe fshatin ku do më internojë.
Nikolla: Nuk është procedurë kjo, nuk ka komente politike, por referojuni nenit të rregullores.
Spaho: Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë në PD kur kam hyrë kur kam tërhequr me zinxhir bustin e Leninit, Lulzim brava erdhi ministër. Shqiptarët duhet ta dinë se njerëzit nuk kanë të ardhme me këtë. Me një njeri që përpiqet të mashtrojë anëtarësinë e PD.
