Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Meta: “Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë, kam pasur një ditë të ngarkuar”

22:19 / January 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta syri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe vizitën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri. Ai u shpreh se nuk ka ndonjë arsye për të ndjerë keqardhje që nuk u takua me homologun e tij, Erdogan, ndërsa shtoi se ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i tillë.

“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri.”-tha Meta.

Ndër të tjera, Presidenti theksoi se ka pasur një ditë të ngarkuar me disa aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sakaq, kreu i shtetit deklaroi se 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme për të.

“Nëse do kërkonte një takim sot, do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një agjendë vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë. Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar. Në kalendarin tim, 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. S’kam asnjë koment për vizitën e Erdogan sepse jam shumë i lumtur që agjendja ime sot ka qenë plotësish e fokusuar tek përkujtimi i Skënderbeut.”-përfundoi Meta.

Erdogan ftuar pasur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.