Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

FOTOT/ Gati parkimi i tretë nëntokësor te “7 xhuxhat”

11:48 / March 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7c3715d5 f6bb 4b33 b325 6014444b6c53
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy parkingjeve të para nëntokësore, atij në Sheshin “Skënderbej”dhe atij te ish-stacioni i trenit, është thuajse gati edhe parkimi i tretë i këtij lloji në Tiranë. Bashkia e Tiranës është duke përfunduar parkimin nëntokësor te “Rruga e Elbasanit”, i cili pritet t’i japë zgjidhje çështjes së parkimit të makinave në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, kjo edhe për shkak të fluksit nga juglindja. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se veç parkimit nëpërmjet këtij investimi do të fitohet edhe një kënd modern lojërash për fëmijë dhe hapësirë rekreative për më të rriturit. “Edhe pak ditë punë nga parkimi nëntokësor te “Rruga e Elbasanit” dhe sipër Këndi i Lodrave “7 Xhuxhat”! Ky është parkingu i 3-të nëntokësor dhe këndi i 43-të publik i lodrave! Çfarë nuk thanë, por në fund veprat mbeten, jo fjalët! #TiranaQëDuam”, shkruan Veliaj. Projekti koncepton zhvillimin e një parku rekreativ dhe park lojërash i shfrytëzueshëm nga të gjitha moshat. Përveç funksionit rekreativ është menduar edhe funksioni si parkim publik në shërbim të qytetit. Kjo është një zonë me densitet të lartë dhe plotësimi me një parkim nëntokësor ndihmon në lehtësimin e një nga problematikave më të mëdha të qytetit të Tiranës në ditët e sotme. Parkimi publik është projektuar me 2 kate nëntokë dhe ofron 146 vende parkimi në total + 2 vende parkimi për PAK (persona me aftësi të kufizuar), respektivisht 68 vende parkimi + 1 vend parkimi për PAK në nivelin -1 dhe 78 vende parkimi +1 vend parkimi për PAK në nivelin -2. Në katin -1 (parkim) janë pozicionuar edhe blloku i nyjeve higjieno-sanitare që do t’i shërbejnë parkut rekreativ.

  • 0c529f4e f0de 4638 a130 52cd96a6cf16
  • 2b53e2fd 112d 4a61 82d0 e1b48044806d
  • 7c3715d5 f6bb 4b33 b325 6014444b6c53
  • 867a0b26 1a05 46e3 8fef 149f285add38

Bashkia Tirane Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

PS Tiranë feston 35-vjetorin e themelimit, Rama: Vlerësoj maksimalisht punën e patronazhistëve

19:50 / June 2, 2026

Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kush e ka kërcënuar natyrën? Protestuesit pre e manipulimeve, toka nuk i është shitur Izraelit

19:58 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.