Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive/ Zbardhet debati me dyer të mbyllura, PD dhe LSI përplasen për delegacionet, Balla zbulon bisedën me Vasilin

17:24 / January 18, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thellimi i përplasjes mes partive brenda opozitës ka çuar në ngërç dhe një pjesë të veprimtarisë parlamentare e që lidhet me diplomacinë. Në procesverbalin e siguruar nga Tirananews.al zbulohet se përplasja e thellë në lidershipin e opozitës mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit është transferuar edhe në Kuvend.

Një prej tyre është dhe dakordësia për t’i dhënë një përfaqësues LSI në delegacionin e Parlamentit Europian.

Ka qenë republikani Fatmir Mediu që ka ngritur në fakt  i pari shqetësimin se në NATO nuk janë plotësuar vendet për anëtarët e delegacionit shqiptar, duke bërë që në Asamble të udhëtojë vetëm Mimi Kodheli. Kjo ka sjellë ndërhyrjen e deputetit Balla nga ana e PS që ka sqaruar se forca e tij politike i ka gati listat, por kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së konsensusit mes LSI dhe PD si në rastin për delagacionin e Parlamentit Europian. Ndërkaq dje PD dërgoi disa propozime për delegacionet.

Për më tepër, tirananews.al sjell debatin e plotë të zhvilluar me dyer të mbyllura në Konferencën e  Kryetarëve:

Fatmir Mediu: E dyta, mendoj se jemi shumë vonë për përcaktimin e delegacioneve parlamentare. Di që ka diskutime se kush do të jetë e kush nuk do të jetë dhe ky është autoriteti juaj për t’i përcaktuar përfaqësuesit. Do të doja që të veprohet sa më shpejt pasi nuk ka kuptim që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në Uashington vetëm zonja Kodheli dhe anëtarët e tjerë të mos shkojnë dot për shkak se akoma nuk është konfiguruar Asambleja Parlamentare; nuk është serioze. Në këto kushte do të doja që dy kryetarët e dy grupeve më të mëdha, por ju veçanërisht, pasi ju e keni autoritetin për të përcaktuar, t’i ndërtoni sa më parë dhe të vlerësoni dhe kërkesat e subjekteve të tjera politike që janë paraqitur pranë jush.

Lindita Nikolla – Kam dashur të respektoj edhe propozimet e ardhura nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare, ndaj dhe nuk kam operuar.

Fatmir Mediu – Por duhet të konkludojmë, mendoj që jemi pak vonë.

Taulant Balla – Jam plotësisht dakord me atë çka parashtron zoti Mediu. Ka një çështje që bie plotësisht dakord me qasjen që ka Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pasi është grupi më i madh i opozitës dhe ka të gjithë të drejtën, që, një vend që ka opozita në një delegacion, ta ketë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ndërkohë edhe ju në të drejtën tuaj, se keni grupet tuaja parlamentare, kërkoni përfaqësimin tuaj. Në rast se në një delegacion është bërë zgjedhja, mendoj që çështja ka ngelur të delegacioni i Parlamentit Europian, ku grupet parlamentare nuk kanë, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon një vend, ndaj mendoj se, nëse do të kishte pak bonsens, mund ta gjenim aty, për të mos krijuar një debat shterp dhe të pavlerë në sallë. Për të qenë korrekt kam pasur një bisedë me zotin Vasili, i cili e ka parashtruar këtë kërkesë, ku të paktën tek ai delegacion, ku opozita ka shtatë, të kishin edhe ata një, por kjo është një gjë që unë bie shumë dakord me zotin Rushaj, se, në fund të fundit, ato janë vende që i takojnë partisë kryesore të opozitës. Është gjetur një zgjidhje oportune te Delegacioni i OSBEsë, mendoj që ndoshta sot ose nesër t’i plotësojmë dhe në seancën e 25 nëntorit t’i kalojmë në seancë.

Fatmir Mediu – Më fal, zoti Balla, por për këto delegacione më duhet të theksoj se kemi një keqkuptim të madh këtu në parlament. Më tepër i shikojmë si qoka parlamentare, se 6 kush do të shëtisë dhe se sa janë angazhimet konkrete për ato çështje për të cilat duhet të jenë të rëndësishme për ne si parlament. Nuk është në autoritetin, as të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe as të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është në diskrecionin e Kryetares së Kuvendit për të përcaktuar delegacionet dhe këtu duhen konsideruar edhe profilet e deputetëve, angazhimet e tyre në këtë çështje, sepse jo të gjithë i bëjnë të gjitha. Disa bëjnë shumë mirë ekonominë, financën apo ligjet dhe disa të tjerë mund të bëjnë sektorë të tjerë, si: marrëdhëniet me jashtë, marrëdhëniet ndërparlamentare, prandaj në historinë ndërparlamentare, që njoh unë, përfaqësimi, sidomos në këto delegacione, nuk kanë qenë i kufizuar dhe ka pasur një pjesëmarrje sa më të gjerë politike dhe duhet që të ruhet.

 Taulant Balla – Delegacionet janë të ndara sipas raporteve. Për përfaqësimin secili prej kryetarëve të grupeve parlamentare, ka përgjegjësinë të përcaktojë në delegacione ata njerëz që mendohet se e bëjnë punën më mire. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro/ Presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027

09:01 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.