Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Roland Bejko: Kemi filluar të bëhemi pishman që e kemi mbështetur Berishën gjatë këtyre viteve

20:20 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko fajëson ish-kryeministrin Sali Berisha për luftën e ashpër ndër radhët e demokratëve.

 Në një lidhje me “Vizion Plus”, Bejko akuzon ish-liderin historik të së djathtës se kërkon të rikthehet në krye të kampit blu përmes dhunës.

 “31 vite pas pluralizmit politik të viteve ‘90, duket sikur spiralja është mbyllur dhe nuk ka një zhvillim me vektor lart, por duket sikur jemi kthyer në pikën e nisjes. Nuk kemi më vullnetarët e Enverit që na sulmojnë, por komunistët e fundit që kanë ngelur nga lindja ish-komuniste. Kjo që po ndodh tani është e turpshme. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës. Është grusht shteti i zotit Berisha, i menduar mirë, i kalkuluar mirë që kur u shpall non-grata…Berisha ka krijuar një lëvizje populiste brenda PD, jolegjitime, është lëvizje e dhunshme. Pas katër muajsh dhunë verbale u konkretizua me dhunë fizike nga të gjitha pikëpamjet, vazhdon sot në mënyrë të çartur që të nxjerrë vullnetarët e vetë në rrugë. Duan që nëpërmjet frikës dhe  identifikimit të armiqve t’i mbajë demokratët larg dhe të deligjitimojë Bashën. Me forma tribale, ai kërkon që të vijë në krye të PD”, tha Bejko.

 Bejko u pyet edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e vendit që kanë mbetur pa kryetarë:

 “PD do të futet në këto zgjedhje, do të bëjë luftën e vetë. Berisha ka identifikuar armiqtë dhe do të bëjë çfarë është e mundur që mos t’i fitojë Lulzim Basha. Do të mundohet me propagandën e vetë që të hedhë baltë e pluhur mbi kandidatët e Bashës. Berisha, problemin e ka pasur me SHBA-në, tani nuk e ka vetëm me ata, e ka me të gjithë ne. Ka vendosur distancë të largët. Kemi filluar të bëhemi pishman që e kemi mbështetur gjatë atyre viteve ku kemi bashkëpunuar me të. Tami arrijmë të kuptojmë edhe kundërshtarët tanë politikë dhe elektoratin gri që nuk e votonin. Berisha dhe dhuna janë një, nuk mund të ndahen”, deklaroi Bejko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përse duhet mbrojtur me ligj gjuha shqipe?

11:03 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.