Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lajm i mirë për shoferët që regjistrojnë automjetet për herë të parë

21:05 / January 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
automjetet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i mirë vjen për pronarët që regjistrojnë automjetet për herë të parë.

“Tjetër risi e lajm i mirë nga DPSHTRR! Eliminojmë angari, kohë pritjeje e sidomos kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentat në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!), orë e orë vërdallosje kioskave e lojrave të sekserëve, në vlera që konkuronin dhe vetë koston e targimit të mjetit!

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua sot Udhëzimi 1, dt. 18.1.2022 nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE!

Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh!,” shkruhet në njoftim.

automjetet regjistrojne shoferet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.