Endrit Brahimllari, ish deputet e tashmë vetëm me funksionin e sekretarit të përgjithshëm të LSI-së i është përgjigjur me një status në Facebook Lefter Kokës, deputetit të kësaj partie që nuk hoqi dorë nga mandati.
Ai thotë se prej kohësh Koka nuk shkonte në mbledhjet e grupit dhe as në Parlament, ku sot ka vendosur të shkojë. “Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh”, shkruan Brahimllari.
Statusi i Endrit Brahimllarit:
Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.
LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.
Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne Parlament, sot vendose te shkosh.
Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.
Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptare.
