Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta sqaron pse ftoi Ballën në Presidencë: Kisha frikën e maxhorancës se mos bojkotonte zgjedhjet

13:16 / January 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 4 770x424 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar për mediat se pse ftoi në një takim kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku folën për datën e zgjedhjeve. Ai tha se nuk ishte një ftesë zyrtare apo konsultim.

Mes të tjerash ai ironizoi se kishte merak mos maxhoranca do të bojkotonte zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki.

“Kalojmë te çështja e konsultimeve. S’ka pasur ftesë zyrtare për asnjë forcë politike në vijim të koherencës dhe qartësisë për të cilën jam shprehur në opinionin publik dhe për atë që flet legjislacioni, për zgjedhjet e imponuara për shkak të vakancave. Për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë, me iniciativat e mia që kanë qenë zyrtare, me KQZ, qeverinë dhe Kuvendin, në të gjitha veprimet që kam ndërmarrë, kam komunikuar me këto institucione. Dhe më Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Lushnjës. Presim vendim zyrtar brenda ditës së sotme.

Në rast se unë do të kisha bërë një ftesë për partitë, ato do t’iu ishin drejtuar të gjitha forcave politike. S’ka pasur ftesë për PS, se kjo do i bëhej dhe kryetarit të partisë që ka angazhime të tjera të rëndësishme, apo dhe sekretarit të përgjithshëm. ka pasur një kërkesë informale po dhe zyrtare ta quajmë, s’u bë qahmeti me kryetarin e shumicës në Kuvend, i cili është zoti Balla. Meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit apo procedurave lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Qëllimi im ishte që brenda afateve ligjore të mbaheshin. Por edhe për punën e KQZ, pasi bëhet fjalë për 6 bashki, që përfundon në Theth dhe përfundon në Lushnjë. Besoj se duhet të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend, për një vendim të komisionerit të KQZ, Celibashi, që çdo ditë më shumë kohë për këtë institucion do të ishte ndihmuese për një proces cilësor. S’do donim të kishim debat me shumicën për çdo diskutim ligjor.”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Selenica, bashki më vete!

13:06 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026

“Djegia e teserave të PS-së, akt i turpshëm”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Disa deputetë tanët bënë “tribunin e vegjëlisë” pa ditur çfarë thonë

16:04 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.