Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rai News: Rritja e pandalshme e mafies shqiptare, klanet e Tiranës bëjnë ligjin në botë

20:42 / January 19, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mafia 1 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rai News i ka kushtuar një artikull mafies shqiptare dhe se si forca e saj vijon të jetë në ngritje në çdo kohë.

“Prania e mafies shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë në vendin tonë. Cila është struktura e saj? Ku operon? Çfarë marrëdhëniesh ka me mafien italiane?,” nis artikullin media prestigjioze italiane.

Për këtë ka folur eksperti Vincenzo Musacchio. Ai është kriminolog, jurist dhe bashkëpunëtor në Institutin Rutgers për Studime anti-Korrupsion në SHBA.

OKB po jep alarmin për zgjerimin e mafies shqiptare në Europë. Kjo organizatë kriminale po luan një rol udhëheqës në tregun evropian të drogës. Sidomos kokaina. Cilat janë vendet evropiane ku prezenca e klaneve shqiptare është e fortë?

Në 5 vitet e fundit, organizatat kriminale shqiptare kanë zgjeruar perimetrin e pikave të aksesit të drogës. Kjo e fundit përbën të ardhurat e tyre kryesore ekonomike. Po kanë ndikim të madh edhe në qytete si Hamburgu në Gjermani dhe Valencia e Algecira në Spanjë. Kanë kontakte me portet e Antverpen në Belgjikë e Roterdam në Holandë, ku mbërrijnë dhe dërgesat nga Amerika Latine. Ndodhen kudo në Europë dhe krijojnë aleanca me mafiozët indigjenë.

Si është e strukturuar? Cila është veçantia e tyre?

Mafia shqiptare është shumë e ngjashme me Ndrangheta-n, ndjek rregullat strikte të heshtjes. Ka një kod nderi që e quajnë “Besa” që për shumë shqiptarë është ende kodi më i lartë etik në vend. Besa në shqip do të thotë “nder”. Për mafiozët konsiderohet një kontratë e pashkruar që zgjidhet vetëm me vdekje. Sot mafiozët shqiptarë e përdorin “Besën” si “pakt gjaku”. Ata betohen për besnikëri ndaj organizatës me çmimin jo vetëm të jetës së tyre, por edhe të familjeve të tyre. Mafia shqiptare është pothuajse e padepërtueshme. Ka shumë pak të “penduar” shqiptarë.

Ku ndodhet baza e tyre strategjike në Shqipëri?

Nuk ka asnjë bazë strategjike. Në Tiranë janë të paktën tre organizata kriminale të strukturuara e shumë të fuqishme që kanë filluar aktivitetin e tyre kriminal tashmë nën regjimin komunist dhe kanë arritur të rezistojnë dhe me rënien e komunizmit.

Në Shkodër besohet se janë të paktën katër “klane” të mëdha mafioze që janë të përfshirë edhe në aktivitete të ndryshme kriminale. Këto katër familje kryesisht merren me trafikun e drogës, armëve, organeve dhe qenieve njerëzore.

Në Durrës shumë grupe kriminale nga i gjithë vendi kanë investime në sektorin e turizmit hotelier dhe qyteti në kohët e fundit shërben deri diku si pikë takimi apo edhe si strehë për shumë të arratisur.

Në Vlorë kanë zënë rrënjë shumë familje mafioze. Në Fier, organizatat kriminale merren kryesisht me zhvatje dhe trafik armësh dhe janë ndër grupet kriminale më të sofistikuara në historinë e tranzicionit politik në Shqipëri.

Në Berat, krimi i organizuar ka investuar në turizëm prej kohësh dhe vazhdon të jetë prezent edhe sot. Në Elbasan ka grupe kriminale në konflikt të fortë me njëri-tjetrin, nuk është rastësi, në fakt, që në vitin e fundit vrasjet janë rritur ndjeshëm, duke treguar kështu se qyteti i Elbasanit është një pikë e nxehtë ku aktiviteti mafioz është ende i pranishëm.

Çfarë roli luan mafia në korrupsionin e Shqipërisë?

Shqipëria është një rast unik në Evropë, pasi shumë trafikantë nuk qëndrojnë në hije, por kanë lidhje me klasën politike dhe shpesh janë në bashkëpunim me forcat e rendit dhe gjyqësorin, të cilët në teori duhet t’i kundërshtojnë.

Nuk është rastësi që Transparency International e tregon Shqipërinë si vendin më të korruptuar në të gjithë zonën e Ballkanit.

Pse zgjedhin Ekuadorin?

Ka shumë arsye pse mafia shqiptare ka zgjedhur Ekuadorin si qendër të biznesit. Kryesisht sepse është një zonë e lirë rrallëherë nën dritën e vëmendjes ndërkombëtare.

Pastaj kufizohet me Kolumbinë. Ka një korrupsion të përhapur në vend dhe për këtë arsye shqiptarët shpesh blejnë policë dhe gjyqtarë. Megjithatë, duhet thënë se klanet shqiptare kanë lidhje në të gjithë zonën e Amerikës Latine edhe falë ndërmjetësimit të ‘Ndranghetës.

Çfarë marrëdhëniesh kanë shqiptarët me Afganistanin?

Sipas UNODC, shqiptarët janë të përfshirë jo vetëm në tregti, por edhe në transport dhe logjistikë. Ndërsa heroina po kalon nga Afganistani në Evropë përmes Ballkanit, shqiptarët tashmë po punojnë për të ndërtuar një urë me talebanët. Klanet shqiptare kontrollojnë gjithashtu portet e tyre, ato të Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë në Adriatik dhe i përdorin për trafik droge nga Afganistani në Evropën Perëndimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.